Presidenti Meta vizitë në Shtërmen, fshatin e kampionëve: “Fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtare dhe europianë të peshëngritjes

547
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka qene sot ne Cerrik ku ka mbeshtetur inisiativen e Aleances per Dhurimin  e Gjakut. Me pas Meta ka ndalur edhe ne Shtermen, fshati nga i cili vijne mbi 30 medalje në peshëngritje mes sportistëve të ndryshëm, si Klaus Toska, Alush Hoxha, Briken Calja, Romela Begaj, etj

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shtërmenin e sidomos këtë palestër që prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtare dhe europianë të peshëngritjes. Mirënjohje trajnerit Leonard Toska dhe gjithë ekipit të Shtërmenit.
Rasti i Shtërmenit është një shembull se si falë pasionit për sportin një qendër modeste mund të kthehet në një burim krenarie për sportin dhe vendin tonë.??

Fotografia e Ilir Meta

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 7 décembre 2018