Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta vizitoi Nishicën, fshatin të cilin ai e quajti, punëtor dhe me tradita.

“Kënaqësi të vizitoja Nishicën, këtë fshat tepër punëtor që i ruan të forta traditat. Këtu ku këngët e para dhe të fundit janë për Riza Cerovën e Zylyftar Veleshnjën. Nishica u shndërrua një nga fushë betejat kryesore të betejës së Tendës së Qypit ku pushtuesit në shenjë hakmarrje për humbjen nuk lanë asnjë shtëpi pa djegur. I lumtur të shihja shtëpi të rindërtuara e toka të punuara me dashuri”- shkruajti Meta në Facebook.