Presidenti Meta: Vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në Kroaci për lirinë e saj e kanë bërë edhe më të fortë miqësinë historike të popujve tanë

762
Sigal

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka zhvilluar një takim me një delegacion të Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë në luftën kroate për çlirim.

Presidentja Grabar-Kitaroviç tha se gjatë Luftës Atdhetare dhe mbrojtjes kroate kundër agresionit, shumë shqiptarë u bashkuan me forcat kroate dhe luftuan për pavarësinë e këtij vendi. Ajo i ka falenderuar shqiptarët për kontributin e tyre në pavarësinë e Kroacisë.

Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me këtë takim me anë të postimi në Facebook ku shkruan se  vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në Kroaci për lirinë e saj e kanë bërë edhe më të fortë miqësinë historike të popujve tanë.