Presidenti Meta vazhdon vizitën zyrtare në Estoni

481
Sigal

Presidenti Meta ndodhet në Estoni për vizitë zyrtare ftuar nga presidentja zonja Katjulaid. Estonia është shtet anëtar i BE dhe në NATO.

Pas takimeve Meta ka postuar në facebook shënimin:

“I lumtur të pritem në një vizitë zyrtare nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj Kersti Kaljulaid, Kryetare e një shteti mik dhe aleat në NATO.
E falenderova për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.
Ndamë të njëjtat vizione për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok. Vlerësova interesin e Presidentes për rajonin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. E ftova për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e priti me kënaqësi.
Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për një të ardhme të ndritur!”.

Me pas presidenti Meta u prit nga Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas. Pas takimit Ilir Meta shkruan:

Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera.