Presidenti Meta uron shqiptarët për Krishtlindjen: Të japim më shumë shpresë, besim dhe gëzim

516
Sigal

Presidenti Meta ka uruar shqiptarët, për festën e Krishtlindjes, duke dhënë mesazh, se ne duhet t’u japim njerëzve më shumë shpresë, besim dhe gëzim: Urimi i Presidentit Meta: Të dashur miq, Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen! Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale. Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim. Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!