Presidenti Meta uron Kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

498
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Image result for boris johnson

Në mesazhin e tij, Metam shprehet i gatshëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, shkruan presidenti Meta në mesazhin e tij.

Image