Presidenti Meta u takua dhe bisedoi me NdihmësSekretarin amerikan i Shtetit Pete Marocco

585
Sigal

Presidenti i Republikës organizoi Mbrëmjen Gala të aktivitetit “South East Europe Gathering 2018”

Presidenti i Republikës,. Ilir Meta organizoi Mbrëmjen Gala të aktivitetit “South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve” me temë: “Duajeni fqinjin tuaj!”, ku i ftuar ishte edhe NdihmësSekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco. Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij më të lartë për Grupin bipartizan të Lutjeve të Parlamentit të Shqipërisë, që bëri të mundur për herë të parë mbajtjen e këtij Takimi tradicional në Tiranë. Më tej, Presidenti i Republikës theksoi se tema e këtij aktiviteti është shumë frymëzuese dhe me ndikim të fortë në marrëdhëniet tona të përditshme, si te njerëzit, ashtu edhe kombet. “Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpunimi. Janë ende larg pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithësi mbizotëron mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve, sidomos të rinjve, janë rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit”, – tha Presidenti Meta, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit synojnë të integrohen në Bashkimin Evropian, që do të thotë se po punojnë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret e BE-së. “Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktuale. Si fqinj të mirë ne po krijojmë hap pas hapi besim më të fortë te njëri-tjetrit, duke ndërmarrë veprime konkrete, dypalëshe dhe rajonale. Për ta krijuar këtë besim, mendoj se duhet të mësojmë nga mesazhi i ish-Presidentit të SHBA-së, Harry Truman, i cili dikur ka thënë, citoj: “Të gjithë do ta pranojnë se, që të kemi fqinjë të mirë, duhet të jemi edhe ne vetë fqinj të mirë’”, – deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta. Gjatë Mbrëmjes Gala, Presidenti Meta dhe zyrtari i lartë amerikan Marocco kanë një zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë e miqësore.