Presidenti Meta u prit në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, zoti Dushko Markoviç

101

Në vijim të vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta u prit sot në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, zoti Dushko Markoviç.

Presidenti Meta përgëzoi Kryeministrin Markoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi,veçanërisht sa i përket procesit të integrimit europian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit.

Gjatë takimit, Presidenti Meta shprehu dëshirën, që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Kreu i Shtetit inkurajoi përcaktimin e prioriteteve të qarta dhe ndjekjen e projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës, mjedisit, ujërave, turizmit, etj., që i japin përmbajtje dhe shprehin vullnetin e ndërsjelltë politik për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Meta theksoi se partneriteti në NATO duhet të frymëzojëmarrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se të dy qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës.

Gjithashtu, Presidenti Metaapeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Nga ana e Tij, Kryeministri i Malit të Zi e informoi Presidentin Meta për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë, siçështë ndërtimi i rrugës Tuz-Grabon, rikonstruksioni i shkollës së fshatit Dacaj në Rozhajë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale, etj.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të kontribuojë pozitivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha proceset demokratizuese dhe zhvillimore, duke qenë faktor kyç për qasjen euro-atlantike dhe europiane të vendit.