Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës

440
Sigal

Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Meta, nisi dje një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit, Maltë-Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca. Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca drejtuan edhe Forumin e Biznesit.