Presidenti Meta tregon mesazhin e urimit të kryeministrit Rama

398
Ilir Meta, i sapozgjedhur si President i Republikës ka treguar edhe mesazhin e urimit që ka marrë sot nga kryeministri Edi Rama. Meta tha se mesazhi ishte shumë miqësor dhe se ai ka qenë promovues i zgjedhjes së tij President i Republikës.
“Mesazhi i urimit i zotit Rama ishte shumë normal, shumë miqësor. Zoti Rama prej kohësh ka qenë promovues i kësaj ideje dhe i zgjedhjes sime si President i Republikës. Unë kam insistuar që ne të mos nxitonim për të zgjedhur Presidentin në kuadrin e një klime që kishte nevojë të përmirësohej sepse ka të bëjë me legjitimitetin e institucioneve në 5 vitet e ardhshme”, tha ai.
Meta u shpreh se zgjedhja e Presidentit sot ishte e pashmangshme jo për arsyen se maxhoranca nuk i kishte votat, por se ka disa afate dhe shkelja e këtyre afateve krijon probleme institucionale dhe mund të përshkallëzojë krizën. “Të enjten që vjen mbyllen punimet e kuvendit dhe në të gjitha këto rrethana nuk do ishte normale të shkonim në zgjedhje të parakohshme për shkak të moszgjidhjes së Presidentit. Në këto 48 orë kam menduar që do përpiqem të bëj më të mirën për të dekurajuar përshkallëzimin e kësaj krize”, u shpreh ai.
Sigal