Presidenti Meta: Tek Gjykata Kushtetuese, vija është e kuqe flakë (VIDEO)

503
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Ai është shprehur se boll janë tallur me Kushtetutën dhe ka theksuar se “Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe  dhe është e kuqe flakë”. Meta ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd të tallet me Kushtetutën.

“Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën. Boll janë tallur me Kushtetutën e  Republikës së Shqipërisë që u votua me konsensus. Tek Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe  dhe është e kuqe flakë”, ky është mesazhi i fundit i Metës në Facebook.

Pak më herë në një dalje për mediet kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se për këtë çështje se presidenti është në anën e gabuar të historisë.

Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”. 

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 16. November 2019