Presidenti Meta: Të nxjerrim leksionet e duhura nga modeli ekonomik i Maltës. Ja fushat e bashkëpunimit

651
Sigal

Presidenti Meta merr pjesë në ditën e dytë të Forumi të Biznesit Maltë – Shqipëri

Në vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri

Me fjalimet e rastit të dy Presidentëve, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe homologes malteze, Sh.S.Znj. Coleira-Precau çel dita e dytë dhe e fundit e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri, i cili zhvilloi punimet në ishullin e Gozos, në Maltë.

Presidenti Metaprezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri. Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e “modelit ekonomik” tëMaltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, ICT, etj.Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sëGozosshfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptardhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

Forumin e Biznesit e përshëndetën dhe Ministri maltez i Ekonomisë dhe Biznesit e Vogël, z.CardonadheMinistrja për Gozon,znj. Caruana, të cilët vlerësuan Forumin si platformën e duhur për tënjohur më mirë potencialettona ekonomike dhe për të krijuar sinergjinë e nevojshme mes biznesit maltez dhe atij shqiptar për investimetendërsjellta.

Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit tëDhomëstë Tregtisëdhe Industrisë së Tiranës, z. NikolinJaka dhe Presidentit të Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë sëGozos, z. JosephGrech.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred. J. Velladhe me Drejtuesit Ekzekutiv tëAir-Malta. Në takime u diskutua përbashkëpunimin ne fushën e arsimit me fokus kryesor programet e shkëmbimeve studentore në Maltë dhe Shqipëri si dhe mundësinë për dhëniene disa bursave në nivelin pasuniversitar për studentëtshqiptarnë Universitetin e Maltës. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Air-Malta shprehën interes për tëvlerësuar mundësinë e vendosjes së linjës direkte mes Maltësdhe Shqipërisë.

Në përfundim të punimeve të forumit, Presidenti Meta dha këtë prononcim për median:

“Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë së bashku me Presidenten e Maltës, ColeiroPreca në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri, që besoj se ka qenë një forum mjaft produktiv dhe që reflekton potencialet e jashtëzakonshme për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe në fushën e investimeve midis vendeve tona. Malta është tashmë një model i shkëlqyer i diversifikimit të ekonomisë, i rritjes së qëndrueshme dhe një nga ekonomitë me rritjen më lartë në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe një vend lider në shumë fusha si në inovacion, në fushën e turizmit, të shërbimeve financiare dhe në fusha ku ne kemi mundësi të përfitojmë, të mësojmë më shumë, të bashkëpunojmë dhe të rrisim njëkohësisht akoma më tej ekonominë tonë.

Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm mendoj se është për bashkëpunimin afatgjatë të dy vendeve, ai në fushën e arsimimit dhe të formimit profesional. Për këtë qëllim, si takimi me rektorin e Universitetit të Maltës dhe drejtues të tjerë në fushë arsimit dhe formimit profesional do të vijojnë edhe me bashkëpunime më konkrete, pasi Malta dhe në këtë fushë mund të ofrojë dhe ofron mundësi të shkëlqyera për të rinjtë.

Ashtu sikurse kemi rënë dakord për të punuar dhe për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë, pasi Malta është në kërkim të një fuqie punëtore të re për shkak të rritjes ekonomike mjaft impresionuese që ajo po përjeton, por njëkohësisht këta të rinj përveç mundësisë për t’u punësuar në mënyrë sezonale do të kenë edhe mundësinë për të fituar eksperienca mjaft pozitive që do t’u shërbejnë për të ardhmen në vendin tonë”.

Ndërsa, Presidentja e Maltës, Marie-LouiseColeiroPreca, nga ana e saj do të shprehej: “Jam besimplotë se vizita e Presidentit Meta nuk është thjeshtë një konfirmim i konsolidimit te marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike, por do të ketë njëimpakt direkt në nxitjen e bashkëpunimittë biznesit mes vendeve tona.Kjo vizitë e dytë e Presidentit të Shqipërisëështë shumë e rëndësishme, por më e rëndësishëm është fakti se ne jemi duke ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera politike, diplomatike mes dy vendeve, duke i transformuar ato në bashkëpunime dypalëshe për zhvillimin social dhe ekonomik të dy vendeve tona”.