Presidenti Meta te forumi “Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitetet dhe sfidat në vendimmarrje”

651
Fjala e Presidentit Ilir Meta në forumin “Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitetet dhe sfidat në vendimmarrje”
Meta: Reforma në administratën publike ka një rëndësi madhore në procesin e integrimit europian dhe është “gur themeli” në krijimin e shtetit të së drejtës, në përmbushjen e reformave strukturore dhe në garantimin e mirëqeverisjes.
Meta: Krijimi i një administrate publike të depolitizuar dhe profesionale duhet të jetë prioriteti numër 1.
Meta: Kualifikimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i burimeve tona njerëzore në funksion të progresit dhe sfidave aktuale të globalizimit.
Meta: Administrata publike duhet të ofroj shërbime utilitare cilësore që kënaqin pritshmëritë e qytetarëve tanë.
Meta: Angazhimi i grave në administratën publike, fakt i pamohueshëm emancipimi social në Shqipëri.
Meta: Apel për institucionet, Parlamentin, shoqërinë civile, për botën akademike, për mediat apo për sektorin privat – që të prioritarizojnë më shumë në punën e tyre fuqizimin social dhe ekonomik të grave.
Meta: Apel edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale për promovimin e sa më shumë grave dhe vajzave modele suksesi, per t’u kandiduar si kryetare bashkish dhe për t’u bërë pjesë e këshillave bashkiake
Meta: Angazhimi i grave dhe vajzave në administratën publike, në politik-bërje apo në vendimarrjen politike,kontribut i çmuar për një shoqëri demokratike.
Sigal