Presidenti Meta takon Zv/Kryetarin e Konferencës të Senatorëve Republikanë në SHBA, senatorin Roy Blunt

451
Sigal

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir META u prit në Uashington, në Senat, në një takim të veçantë nga Senatori Roy Blunt, Zëvendëskryetar i Konferencës të Senatorëve Republikanë.

“SHBA, – theksoi Presidenti Meta, “janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është i një rëndësie vitale për ne”.

“Angazhimi i SHBA në rajonin tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e deritanishme, si në drejtim të stabilitetit e sigurisë ashtu edhe të përparimit të demokracisë e prosperitetit.

Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s, dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi vlerësojmë se edhe anëtarësimi i Maqedonise në NATO do të ishte një arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë”, – u shpreh Presidenti Meta.

Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën që Parlamenti i Maqedonisë të marrë përgjegjësitë e duhura përmes bashkëpunimit për t’iu përgjigjur aspiratës legjitime të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO e BE.