Presidenti Meta takon Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch

583
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch. Gjatë fjalës së tij Meta i shprehu mirënjohje Hatch për ndihmën që SHBA dhe Senati i kanë dhënë Shqipërisë për reformat e brendshme. Presidenti tha se shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë.

“Mirënjohje SHBA dhe Senatit për ndihmën për forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë. SHBA është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë. Ne jemi të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik me SHBA në të ardhmen. Shqipëria është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal. Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë për forcimin e sigurisë e stabilitetit. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit”, tha Meta.

Sipas Meta, angazhimi i SHBA në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme.

“Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s. Pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës. Inkurajojmë që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses. Dialogu Kosovë-Serbi të garantojë të ardhmen europiane të dy vendeve”, -tha Meta. Ndërkohë, presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch shprehu kënaqësinë e veçantë që të takonte Metën.

“Vlerësoj lart miqësinë e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë. Mbështetjen e Senatit për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve. Forcimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, në interes të përbashkët dhe në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit”, tha Orrin Hatch.