Presidenti Meta takon Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades

456
Sigal

Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, u takua me Presidentin e Republikës së Qipros, z.Nicos Anastasiades.

Presidenti Meta e falënderoi homologun qipriot për mbështetjen që ai personalisht dhe Qipro i japin çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi interesin për t’i forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe për t’u dhënë atyre më shumë rezultate substanciale.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, nënvizoi interesin për të bashkëpunuar ngushtë në kuadër të rajonit të euromesdheut dhe kontribuuar së bashku për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Nga ana e tij, Presidenti Anastasiades, e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë në kuadër të BE-së, si dhe shprehu dëshirën për të shkëmbyer vizita në nivel Presidenti në dobi të forcimit të marrëdhënive mes dy vendeve.