Presidenti Meta takon Ministrin Maqedonas, diskutohet fryma e re e bashkëpunimit midis vendeve

518
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë kortezie, Ministrin pa Portofol të Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Investimet e Huaja, z. Ramiz Merko, i cili po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri.
Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Merko në Shqipëri dhe vlerësoi qasjen dhe interesin e Qeverisë së re të Maqedonisë për të nxitur dhe rritur edhe më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve.
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në eksperiencën e suksesshme të Maqedonisë me zonat e lira ekonomike dhe turistike, Presidenti Meta shprehu besimin se komunitetet e biznesit të të dy vendeve do t’i vlerësojnë seriozisht këto mundësi, si dhe frymën e re të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Të një rëndësie vendimtare e me impakt të drejtpërdrejtë për nxitjen, si të investimeve të ndërsjella ashtu edhe të gjenerimit të projekteve të përbashkëta rajonale, Presidenti Meta konsideroi realizimin sa më shpejt të lidhjes hekurudhore mes dy vendeve, si dhe të realizimit të projektit multimodal të Korridorit VIII.
Sigal