Kreu i Shtetit, Ilir Meta priti sot në një takim ish- ministren demokrate Majlinda Bregu.
Tashmë ajo mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Meta shprehet se mbështet plotësisht projektet që nxisin ndërlidhjen rajonale.
Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
“Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal”, shkruan Meta.