Presidenti Meta takon Kryeministrin e Danimarkës, z. Lars Løkke Rasmussen

484
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, së bashku me Kryeministrin e Danimarkës, z. Lars Løkke Rasmussen. Meta shkuan se kishte biseduar me Kryeministrin e Danimarkës rreth të ardhmes së marrëdhënieve të dy vendeve, Shqipërisë dhe Danimarkës

“Bisedë e përzemërt me Lars Løkke Rasmussen, Kryeministrin e Danimarkës, këtij vendi model të demokracisë e të drejtave të njeriut. Kënaqësi të bisedonim për të ardhmen e marrëdhënieve tona. I lumtur të dëgjoja prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e mi më të mirë por edhe të Shqipërisë. Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar”, shkruan Meta krahas fotos.