Presidenti Meta takon kreun e NDI: Fatmirësisht ka ende institucione të përkushtuara për forcimin e zërit publik

437
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka priti dje Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Evropën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin. Presidenti, duke bërë publik këtë takim, ka vlerësuar faktin se, ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor. “Pata kënaqësinë të takohesha me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Evropën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin. Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor”, – deklaroi presidenti Ilir Meta.