Presidenti Meta takon kreun e Komisionit të Venecias

569
Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, priti sot në një takim Z.Gianni Buquicchio, President i Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit – Komisioni i Venecias.
Presidenti Meta e falenderoi z.Buquicchio për kontributin e tij personal por dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias për ndihmën e dhënë për institucionet Shqiptare, veçanërisht për këshillat e vyera në procesin e përmirësimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që shoqëruan reformën në sistemin e drejtësisë. 
Z.Buquicchio e uroi z.Meta për zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës dhe e siguroi se, Komisioni i Venecias, do të vazhdojë të këshillojë institucionet shqiptare në të mirë të përmirësimit legjislacionit në të gjitha fushat e rëndësishme me qëllim konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimit të demokracisë funksionale nëpërmjet ligjit.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimet mbi fazën tranzitore aktuale që ndodhet sistemi i drejtësisë ku si prioritare kanë vlerësuar nisjen nga funksionimi sa më parë të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Sigal