Presidenti Meta takon ish-futbollistin Mexhit Haxhiu: Mirënjohje për të gjitha emocionet që iu ka dhuruar shqiptarëve!

536
Sigal

Presidenti Meta ka takuar ish futbollistin vlonjat, Mexhit Haxhiu. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit është shprehur se ishte kënaqësi të takonte legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar.

Ja statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Kënaqësi të takoja legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Mexhit Haxhiu, i cili më dhuroi librin e tij “Kartoni i Kuq”, që mezi po pres ta lexoj. Është e vërtetë që regjimi i kaluar i nxorri kartonin e kuq për shkak të “biografisë”, që të mos përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare, por talenti i tij i jashtëzakonshëm frymëzoi dhe edukoi gjithë ata fëmijë vlonjatë që më pas do të bënin emër me Flamurtarin e madh në Kupat e Europës dhe do të bëheshin edhe baza e ekipit tonë Kombëtar të viteve ’80. Mirënjohje Mexhit Haxhiut për ato emocione që iu ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga padrejtësitë që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës së tij.