Presidenti Meta takon deputetin e CSU, Hahn: Hapja e negociatave nxit zbatimin e reformave

538
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me deputetin e bundestagut gjerman Florian Hahn, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë.
Në një shenim në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se, ’Gjithmonë kënaqësi të takosh Florian Hahn, një mik i mirë i Shqipërisë”.

Ja shenimi I plote I kreut të shtetit shqiptar në rrjetin social pas takimit me deputetin gjerman:

Gjithmonë kënaqësi të takosh Florian Hahn, një mik i mirë i Shqipërisë. Qasja strategjike e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë do të nxiste zbatimin efikas të reformave kyçe, tashmë të qarta për ne.