Presidenti Meta takon Behgjet Pacollin, mbështetje për njohjen ndërkombëtare të Kosovës

730
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli.
Presidenti Meta, e uroi Pacollin për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e tij në këtë qeveri.
Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Meta përshëndeti gatishmërinë e qeverisë se re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes në rajon.
Presidenti Meta, theksoi rendësin e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin.
Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane, theksoi Presidenti Meta.
Presidenti Ilir Meta, theksoi se Shqipëria i kushton një vëmendje parësore marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Rajonin.


Sigal