Presidenti Meta takon Ansi Agollin në Azerbajxhan, fjalët që thotë për të

532
Presidenti Ilir Meta, e ka shfaqur veten si një mik të mirë të artit dhe sportit, duke pasur miqësi me shumë prej artistëve dhe sportistëve.
Këtë gjë e tregon edhe gjatë vizitave të tij zyrtare, ku nuk ngurron të takojë miqtë e tij.
Ditën e djeshme, e premte, gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, ai ka takuar futbollistin e kombëtares Ansi Agolli.
Presidenti ka publikuar një fotografi në Facebook me futbollistin, të cilin e quan si ambasadorin më të shkëlqyer të vendit tonë në Azerbajxhan.
“Gjatë vizitës sime në Baku të Azerbajxhanit, s’mund të rrija pa takuar kapitenin e kombëtares tonë Ansi Agolli, njëherësh kapiten i kampiones së ekipit të Karabakut të Baku-së. Ansi është ambasadori ynë më i shkëlqyer, që e duan të gjithë që nga qytetari i thjeshtë, deri tek Presidenti Aliyev”, shkruan Meta.
Sigal