Presidenti Meta takohet me Thaçin: Normalizim përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

583
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u takua dje me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Meta shkruan se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve tona është një prioritet i përbashkët. “Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit është qëllim i përbashkët. Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, – shkruan Meta.