Presidenti Ilir Meta takohet me shqiptarët në Rozhajë

523
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar në rrjetin social disa foto nga Rozhaja e Malit të Zi, ku shprehet se është kthyer me mbresa nga takimi me shqiptarët,. Meta thekson se të gjithë shqiptarët duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen.

Postimi i plotë:

“Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen”, shkruan Meta krah fotove.