Presidenti Meta ndodhet në një vizitë shtetërore në Gjermani, ku është pritur nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Meta me anë të një postimi në Facebook.
“Kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Mirënjohës për mbështetjen domethënëse të Gjermanisë përgjatë viteve. Shumë të interesuar për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm. Vëmendje dhe interes të veçantë për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rajonit”-shkruan Presidenti Meta