Presidenti Meta takohet me homologët e Kroacisë dhe të Malit të Zi: Të vendosur për qëllimet euroatlantike

415
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë qëndrimit në Francë ka zhvilluar një takim më Presidenten Kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Dukanoviç.

Këto takime meta i ka bërë të ditura më anë të një fotoje në Facebook, ku shkruan se  ka qenë një takim i përzemërt.

POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTI ILIR META

 

Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Đukanović.

 

Meta Kitaroviç Dokanoviç