Presidenti Meta, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, z. Kamel

477
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Marsejë, ku ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, z. Nasser Kamel. Meta thekson rolin dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e rajonit

“Takim i frytshëm në Marsejë me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, Nasser Kamel. Shqipëria një rol edhe më aktiv, më dinamik dhe bashkëpunues për të ardhmen e këtij rajoni të mrekullueshëm”, shkruan Meta krahas fotove.