Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim takim z. Bejtush Gashi, Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Presidenti Meta, shprehu kënaqësinë e veçantë  për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian, ka dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe pret me kënaqësi që edhe Parlamenti Europian dhe Këshilli të miratojnë sa më parë këtë rekomandim, që qytetaret e Republikës së Kosovës më në fund të lëvizin të lirë në shtetet e Bashkimit Europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të  dy vendeve tona, por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurtë për  të gjithë Rajonin tonë.

Presidenti Ilir Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve tona në fushën e Emergjencave Cilivile  dhe falënderoj Ministrin Gashi, për angazhimin profesional të pjesëtarëve të Emergjencave Civile të Kosovës me rastin e fatkeqësive të ndryshme natyrore në vendin tonë, por edhe në rajon. “Bashkëpunimi në fushën e Emergjencave Civile, duhet të jetë prioritet i të gjithë neve, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe me shtetet e tjera të rajonit”, theksoi Presidenti Meta.