Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një foto të takimit të tij me eurodeputeten Doris Pack.

Meta e ka quajtur eurodeputeten mikeshë të tij dhe të gjithë shqiptarëve, si dhe është shprehur se energjia e saj e pashtershme është frymëzim për më shumë punë e bashkëpunim për ta çuar vendin përpara drejt Europës së Bashkuar.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Kënaqësi e veçantë sa herë takohem me miken time dhe të shqiptarëve, Doris Pack.
Energjia e saj e pashtershme dhe lidhja e veçantë me Shqipërinë, frymëzojnë gjithnjë për më shumë punë e bashkëpunim për ta çuar vendin përpara drejt Europës së Bashkuar.