Presidenti Meta surprizë për ditëlindje, aktores Margarita Xhepa që është shtruar në spital

646
Sigal

Presidenti Meta ka vizituar në spital aktoren e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa e cila pak ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kreu i shtetit i uron aktores shërim të shpejtë si dhe shumë ditëlindje të tjera. Presidenti Meta shkruan: Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa! I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike!