Presidenti Meta: Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe Vitore Tushës. S’ka Rilindje që e shpëton Dvoranin

408
Sigal

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta, e quan skandaloz presionin politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Meta lëshon edhe një tjetër paralajmërim: “Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan presidenti

Ja postimi i plotë:

Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!