Presidenti Meta: Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm

517
Presidenti i Republikës është takuar sot me politikanin shqiptar nga Lugina e Preshevës, z. Ragmi Mustafa. Presidenti i ka premtuar mbështetje maksimale për shqiptarët që jetojnë atje.
Vetë Meta ka shkruar në Fb për këtë takim:

“Sott prita në një takim vëllazëror kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, z.Ragmi Mustafa, të cilit i shpreha mbështetjen time maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, për arsim, punësim e shërbime. Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm.”


Sigal