Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush

509
Presidenti i Republikës Ilir Meta i shpreh ngushëllimet ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Zonjës Barbara Bush.

Mesazhi i Presidentit Meta:
I nderuar Zoti President,
Ndarja nga jeta e bashkëshortes suaj të dashur, Barbara, më hidhëroi shumë.
Ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera e të sinqerta dhe në këto momente hidhërimi, lutem së bashku me ju dhe familjarët tuaj që e ndjera, bashkëshortja juaj Barbara, të gjejë prehjen e amëshuar!
Unë dhe shqiptarët do ta kujtojmë me shumë respekt, bashkëshorten tuaj të nderuar dhe Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjithmonë ka qenë krah jush në mbështetjen e kombit shqiptar.


Sigal