Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për efektivin e humbur Klodian Tanushi

206

Ka ndërruar jetë efektivi Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s. Major Klodian Tanushi u plagos pas shpërthimit të minës që vrau nëntetaren Zarife Hasanaj.

Pas lajmit të rëndë ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta!
U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë.