Presidenti Meta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Polikron Çela

494
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Polikron Çela.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të njohur e të devotshëm e të palodhur të fëmijëve, pediatrit Polikron Çela.
Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.
Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Çela.
Iu prehtë shpirti në paqe!”
Sigal