Presidenti Meta refuzon propozimin për emërim të z. Gent Cakaj, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

805
Sigal

Presidenti Meta ka refuzuar propozimin për emërim si Ministër i Jashtëm, Gent Cakajn.

Kreu i Shtetit i ka dërguar një shkresë Kryministrit Rama, ku i shpjegon arsyet e mos dekretimit të Cakajt në funksionin e Ministrit të Jashtëm.

Meta shprehet se Cakaj ka mungesë të përvojës në politikën e jashtme dhe se kandidatura e tij nuk i plotëson kushtet dhe nuk ofron garanci të nevojshme për ushtrimin e detyrës si ministër.