Presidenti Meta refuzoi Cakajn, Shehu: Ka vetëm një rrugë, Rama të dorëhiqet

517
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm njëherazi deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në rubrikën në një emision ka komentuar refuzimin e Presidentit Ilir Meta, për të dekretuar Gent Cajkën në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Deputeti demokrat tha se e vetmja zgjidhje do ishte që kryeministri Rama të japë dorëheqjen dhe të nisë organizimi i qeverisë nga e par Shehu u shpreh që refuzimi i Metës për Cakën ishte i argumentuar, ndërsa shtoi se kjo përgjigje ishte një shuplakë për të gjithë argatët që kërkojnë copëtimin e Kosovës.

“Unë mendoj se në vendet tjera do kishte vetëm një rrugë, ajo e dorëheqjes së kryeministrit. Në çdo vend ku funksionon demokracia ka vetëm një rrugë, kryeministri të japë dorëheqjen.

E vetmja hapësirë që ka kryeministri pas asaj që ndodhi është dorëheqja e tij. Këtu ka rënë e gjithë qeveria, çështjet e mëdhaja kombëtare, çështjet në mbrojtjet e intereseve tona.

Pra kanë rënë kolonat që mban një qeveri në çdo shtet demokratik. Ka vetëm një rrugë, të bjerë qeveria. Presidenti unë e lexova materialin, nuk jam jurist, unë e shoh në kuadrin politik,ishte e argumentuar.

Unë shoh që ka përplasje mes linjave koncepteve dhe filozofive, tani mund të hapet një process i ri. Nëqoftëse dikush kërkon të krijojë trazira në rajon, qoftë mbajtjen e vendeve larg BE, shkojmë në procese që dëmtojnë rëndë intereset kombëtare, siç është bërë shpesh gjatë Rilindjes.

Unë mendoj që ka vetëm një rrugë, dorëheqja e kryeministrit. Këtu kërkohet rikompozimi i qeverisë, pas rrëzimit të kryeministrit. Kjo është historia, nuk ka nevojë për diskutim politik dhe moral. Ishte një shuplakë për të gjithë argatët që kërkojnë të copëtojnë Kosovën..

Unë kam qenë si nënkryetar i Komisionit të Jashtëm që kam kërkuar dorëheqjen e Bushatit, qoftë në lidhje me gabimet më të mëdha të bëra ndaj SHBA-së, ndaj aleatit tonë strategjik, apo pastaj në çështje të tjera që lidhen me marrëdhënieve dy palëshe. Në çështjen e kufijve të Kosovës, dua të jem i sinqertë, Bushati ka mbajtur një mendim racional dhe ndoshta ky është nga shkaqet që ky doli nga kabineti qeveritar. Për mua kjo çështje është e mbyllur, dorëheqja e kryeministrit është e para dhe nuk shoh asnjë element tjetër”, u shpreh ai.