Presidenti Meta reagon për Universitetet: Standartet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë

32
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur aktivitetin për analizën vjetore të KLSH për të reaguar në lidhje me debatin për Universitetin e Tiranës.
Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar, tha se arsimi i lartë po përballet me sifda të mëdha, ndërsa këshilloi që duhet qëndruar larg çdo komunikimi arrogant.
”Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj Universiteteve, duhet të jemi edhe më mbështetës, pasi problemet e Arsimit të Lartë nuk i takojnë thjesht vetëm Universiteveve, qeverisë apo institucioneve por të gjithë shoqërisë. Ne e dimë që Arsimi i Lartë ndeshet me sfida mjaft të vështira, njëkohësisht edhe me vështirësi në zbatimin e ligjit për arsimin e lartë, por jam i bindur se të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi vetëm pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant i cili nuk na ndihmon për ti konsileduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër tek të rinjtë dhe tek fëmijët tanë. Respektimi i autonomisë universitare dhe i lirive akademike është një standard i rëndësishëm për një vend që do të jetë i barabratë me vendet e tjera të BE”,-u shpreh Presidenti i Shqipërisë, në mesazhin e tij në mbledhjen e KLSH-së.