Presidenti Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Suedisë, z.Johann Ndisi

500
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, z. Johann Ndisi.

Presidenti Meta falënderoi Ambasadorin Ndisi për kontributin e dhënë në forcimin e  mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë, por theksoi se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.

Presidenti Meta falënderoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për asistencën zhvillimore për forcimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si edhe mjedisin dhe klimën.

Investimet suedeze janë të mirëprituara, – vlerësoi Presidenti Meta, – edhe në fushën e shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme dhe për zhvillimin e turizmit.