Presidenti Meta përulet përpara Majorit Klodian Tanushi: Nderim i thellë për sakrificën, kontributin, patriotizmin e tij!

62

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë homazhe sot përpara arkivolit të Majorit Klodian Tanushi, Dëshmor i Atdheut, të cilat po zhvillohen në Muzeun Historik në Tiranë. Presidenti Meta më pas shkroi këto radhë në Fb, në nderim dhe respekt të kësaj figure:

Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe. Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!”