Presidenti Meta përgëzon kandidimin e shqiptares Gerarta Ballo për zgjedhjet europarlamentare në Itali/ Shembulli i saj është frymëzim

443
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka përgëzuar kandidimin e shqiptares Gerarta Ballo për zgjedhjet europarlamentare që do të mbahen në Itali.

Meta e ka vlerësuar Ballon si aktiviste dhe studiuese të mirë të emigracionit, dhe si një zë të spikatur të komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj.

‘Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj.

Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Europë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE.

Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian.”, shkruan Meta.