Presidenti Meta për propozimin e Bahri Shaqirit: Udhëhiqem nga Kushtetuta, interesi kombëtar e publik

165

Presidenti i Republikës Ilir Meta, u pyet dje nga gazetarët lidhur me kandidaturën e Bahri Shaqirit për kreun e KLSH-së. Presidenti Meta tha se do udhëhiqej vetëm nga Kushtetuta dhe interesi publik. “Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia. Faleminderit!”, ishte përgjigja e Metës. Kujtojmë se pak ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se propozimi i kreut të shtetit është antikushtetues duke qenë se emri i propozuar nuk është ekspert në fushën e financave. Ndërsa ai përmend se problem tjetër i kandidaturës së Shaqirit është edhe profili sipas tij i lartë politik i kandidatit me LSI-në.