Presidenti Meta për dekretimin e Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, presim përgjigjen e institucioneve

149

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur interesimit të përfaqësuesve së mediave për aktualitetin politik në vend. Ai gjatë një vizite në Kavajë, ku mori pjesë në një seancë të dhurimit të gjakut nga qytetarët e kësaj bashkie është pyetur të komentojë edhe mos dekretimin nga anë e tij të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe zëvendësimin e tij nga Gent Cakaj.

– Zoti President, Kushtetuta ju jep një rol një rol të rëndësishëm si pikë reference për politikën e jashtme. Ngurrimi juaj për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij, a është kjo pjesë e një ridimensionimi të rolit të Presidentit të Republikës në politikën e jashtme të vendit?

Presidenti Meta: Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën për sa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.

Kushtetuta thotë: Ministri mishëron cilësitë e deputetit. Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?

Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama

Kreu i shtetit Ilir Meta dje ka dekretuar 4 ministrat e rinj, ndërsa nuk ka ende një vendim për Gent Cakajn, i propozuar për ministër të Evropës dhe Punët e Jashtme.

U dekretuan:

  • Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

2- Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

3- Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

4- Elva Margariti, Ministre e Kulturës