Presidenti Meta nuk heq dorë nga pasioni i tij i pushimeve në mal

626
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta edhe pse vijon të kthejë nismat e dyshimta koncensionare të qeverisë “Rama” vijon pushimet verore të tij.

Ndryshe nga shumica që shkon në bregdet, presidenti Meta ka zgjedhur që pushimet e tij t’i zhvillojë në mal.

Përmes një fotografie të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i Shtetit ndihet i kënaqur nga pushimet që ai po zhvillon në malet e Kosovës.

Por sot, Meta thotë që ka pasur një kënaqësi të dyfishtë, pasi ai jo vetëm që ishte në mal por edhe që ka takuar Ermalin.

“Kënaqësi e dyfishtë sot të isha jo vetëm në mal por edhe me Ermalin”, shkruan Presidenti Ilir Meta në komentin e shkurtër bashkëngjitur fotos në fjalë.

Dhe personi në krah të Presidentit është Ermal Panduri, gazetar i mirënjohur në Kosovë, drejtues i emisionit “Debat Plus” në Tv Dukagjini.