Presidenti Meta niset për vizitë zyrtare në Egjipt

431
Sigal

26 shkurt 2019

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Egjipt, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Sh.T.Z. Abdel Fattah El-Sisi.

Gjatë vizitës në Egjipt, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me Presidentin El-Sisi, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.

Gjithashtu, Presidenti Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.