Presidenti Meta niset për një vizitë shtetërore në Austri

449
Sigal

Me ftesë të kreut të shtetit austriak, Alexandër Van der Bellen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis dje për një vizitë shtetërore në Austri. Presidenti Meta do të pritet gjatë kësaj vizite me ceremoni zyrtare nga Presidenti austriak Alexandër Van der Bellen, me të cilin do të ketë bisedime kokë më kokë si dhe në krye të delegacioneve respektive dypalëshe. Gjithashtu Presidenti Meta do zhvillojë takime me autoritetet e larta të Austrisë.