Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Maqedoni, zbardhet axhenda e takimeve

571
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë. Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Pjese e axhendës do të jenë edhe takime me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe me liderët e partive parlamentare në Maqedoni.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.
Sigal